A është peshë e tepërt apo çrregullim hormonal?!

Ndjeheni te fryre, te acaruara, apo thjeshte jo ne forme te mire? Shkaku mund te jete nje çekuiliber i hormoneve tuaja.
Hormonet jane substance kimike te cilat ndikojne funksionin e qelizave dhe organizmit. Eshte normale qe nivelet e tyre te ndryshojne gjate fazave te ndryshme te jetes suaj, si p.sh., para ciklit menstrual ose gjate nje shtatzanie apo ne menopause. Por, ka disa situata shendetsore te cilat mund te reflektojne ne nje crregullim hormonal duke i bere ato te shkojne larte apo poshte.
Crregullime te ciklit
Crregullimi i ciklit menstrual, arrdhja e tyre me vonese apo mungesa per disa muaj, mund te tregoje problem te mangesise se disa hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni, transmeton living.al.

Kur ky fenomen shfaqet ne moshen 40-50vjecare, mund te jete tregues i afrimit te menopauzes. Mungesa e ciklit mund te jete gjithashtu tregues i polikistitit oval, prandaj ne kete rast duhet te keshilloheni me mjekun gjinekolog.
Probleme me gjumin
Nese keni problem pagjumesie apo nuk beni gjume te mire naten, shkaktar mund te jete nivel i ulet i progesteronit. Kur estrogjeni prodhohet me pakice mund te shkaktoj afshe dhe djersitje gjate nates. Ne te dyja rastet, rezultati eshte nje gjume jo shplodhes.
Akne
Nje shperthim perpara apo gjate ciklit tuaj eshte normal. Por akne e cila nuk largohet mund te jete reflekti i nje problemi hormonal. Nese trupi juaj prodhon me shumice “androgjene” (hormone mashkullore), mund te ngacmoj gjendrat yndyrore te punojne me shume. Androgjenet ndikojne gjithashtu ne qelizat e lekures, ne folikulat e qimeve, me pasoje mbylljen e poreve dhe shkaktimin e aknes.
Humbje e shkathtesise mendore
Shkenca nuk eshte e qarte se si hormonet ndikojne ne trurin e femres, por dihet se probleme te estrogjenit dhe progjesteronit shkaktojne turbullim dhe humbje te memories, veshtiresi ne perqendrim dhe ne kthjelltesi. Ulja e zhdervjelltesise mendore dhe humbja e memories mund te lidhen edhe me crregullime te hormoneve te tjera si asaj te tiroides.
Fryrja e barkut
Aparati yne tretes eshte plot me receptore te cilet “komunikojne” me estrogjenin dhe progjesteronin. Si pasoje, nje ulje e prodhimit te ketyre hormoneve ndikon ndjeshem ne tretjen e ushqimit. Kjo eshte arsyeja perse perpara ciklit mund te keni diarre, perzierje stomaku, apo dhimbje barku. Nese problemet e tretjes jane te vazhdueshme dhe shoqerohen me akne dhe lodhje, hormone tuaja mund te jene te “fikura”.
Lodhje e vazhdueshme
Nese ndjeheni e lodhur pjesen me te madhe te kohes pa ndonje arsye konkrete, ka shume mundesi qe te keni crregullim hormonal. Lodhja kronike eshte nje nder shenjat me konkrete te problemeve hormonale. Nese tiroidja juaj nuk funksionon sic duhet, ju mund te ndjeheni te pafuqishme dhe pa energji.
Luhatje humori
Ekspertet mendojne se luhatjet e humorit mund te jene pasoje e luhatjeve hormonale. Estrogjeni eshte nje hormone e cila ndikon drejteperdrejte neurotransmetuesin – serotonine, e cila eshte pergjegjese per gjendjen tone shpirterore. Por ka edhe hormone te tjera qe lidhen me humorin si p.sh., kortizoli.
Dhimbje koke
Shume faktore mund te jene shkaktare per dhimbjet e kokes por edhe estrogjeni luan nje rol te ndjeshem. Kjo eshte arsyeja perse dhimbjet e kokes shfaqen me shume perpara ciklit. Dhimbje koke ne periudha fikse gjate muajit mundet te lidhen pikerisht me renie te estrogjenit.
Tharje vaginale
Estrogjeni luan rol ne hidratimin e mureve vaginale. Nje renie ne nivelin e tij mund te shkaktoj tharje dhe diskomfort. Nese ky fenomen zgjat dhe behet i vazhdueshem duhet te keshilloheni me gjinekologun tuaj.
Ndryshime te gjoksit
Ulje – ngritjet e estrogjenit mund te ndikojne ne ulje – ngritje te indit qe formon gjoksin e femres. Kur estrogjeni eshte i larte, mund te shkaktoje edhe kiste apo masa te forta te gjinjte. Ne keto raste eshte mire te keshilloheni me mjekun.
Oreks dhe shtim ne peshe
Nje renie ne nivelet e estrogjenit shkakton renie ne gjendjen e humorit dhe deshira per te ngrene rritet. Kjo eshte nje nga arsyet perse femrat fillojne te shtojne ne peshe kur kane probleme hormonale. Niveli i ulet i estrogjenit ndikon gjithashtu uljen e hormones se quajtur ”leptin” e cila kontrollon urine.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.