Arrestohet prizrenasi që vodhi kubëza nga rruga

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka vjedhur rreth 40 metra katrorë kubëza betoni në rrugën “Sheh Emini”, duke dëmtuar kështu pronën publike.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor për 48 orë, ndërsa inspektorët komunalë janë njoftuar për të vlerësuar dëmin e shkaktuar.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.