Artisti i grafiteve që kaligrafisë i jep formë abstrakte

Shkronjat latine i zbërthen deri në abstrakt për të krijuar imazhe që nuk mund të injorohen.

Një artist i ri zviceran, i cili ka zgjedhur t’i dedikohet artit në hapësira publike, është i lidhur fort ngushtë me dorëshkrimin dekorativ.

Kaligrafia është bazë e veprave me të cilat ka lënë gjurmë nëpër qytete të shumta gjithandej Evropës e më gjerë.

Një festival i grafiteve në kryeqytet, u bë shkak që artisti i njohur me emrin artistik CRBZ, të vizitojë edhe Prishtinën.

Një kaligrafi abstrakte është gjurma që ka lënë ai në rrugën B në kryeqytet, kur ka marrë pjesë në edicionin e dytë të festivalit ‘’Meeting of Styles’’.

Në një bisedë për ‘’Kohën Ditore’’, ai rrëfen sesi ka zënë fill gjithë përcaktimi i tij për të bërë art në hapësira publike.

Flet për lidhjen e ngushtë me kaligrafinë dhe domethënien që kanë grafitet në jetën e tij.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.