Austria përgatitet për bllokimin e kufirit, alarmohet për qindra-mijëra emigrantë nga Ballkani

 

Trupat policore austriake po bëjnë përgtitjen më të mëdhe për patrullim të vijës kufitare në vend, pasi ata raportojnë se 80 mijë emigrantë nga Ballkani po planifikojnë të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Operacioni, që përfshinë qindra ushtarë të Ushtrisë Federale dhe policisë së trazirave, do të zhvillohet në Spiefeld, në afërsi të kufirit jugor të Austrisë me Slloveninë më 25 qershor.

Sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung”, ky veprim i zyrtarëve erdhi pas shqetësimit të tyre lidhur me numrin e azilkërkuesve nga Ballkani që jetojnë aktualisht në Evropën Perëndimore.

Lexo edhe:  Bariu i vetmuar bën iftarin dhe syfyrin në kullosa, pranë bagëtisë

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se për shkak të situatës në Ballkan, 80 mijë persona janë të gatshëm të largohen nga aty.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.