Babai i kryeministrit Haradinaj me komplikime shëndetësore, ka dy ditë që është shtrirë në QKUK

 

Hilmi Haradinaj, babai i kryeministrit Ramush Haradinaj ka dy ditë që është shtrirë në QKUK.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se ai ndodhet në mjekim intensiv qendror.

Është hera e dytë brenda këtij viti që Hilmi Haradinaj shtrihet në spitalin publik.

Po ashtu, lajmi.net mëson se Hilmi Haradinaj sot është vizituar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryeministri Haradinaj.

Gjendja e tij tani është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Rreth dhjetë ditë më parë i njëjti ishte pranuar në QKUK përkatësisht në Klinikën e Kardiologjisë për shkak të problemeve shëndetësore me zemër. Më pas ai është larguar nga QKUK dhe ka vazhduar trajtimin në një spital privat.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.