Blac Chyna sërish shtatzënë?

Fotografia e mëposhtme ka bërë që fansat të mendojnë se Blac Chyna është shtatzënë, transmeton Klan Kosova.

Modelja është parë rrugës në drejtim te çerdhes së djalit të saj, veshur me një fustan rozë të çelët i cili ia vinte në pah barkun.

Por, sipas TMZ, Chyna nuk është shtatzënë, thjesht veshja e ka bërë të duket e tillë.

Së fundmi, ajo ka kaluar shumë kohë me të dashurin e saj, YBN Almighty Jay, prandaj nisën edhe thashethemet.

 

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.