“Blue Heart” për aktivizmin në mbrojtje të natyrës

Pamjet paraqesin një natyrë të egër. Ashtu edhe përshkruhet. Por egërsia që në këtë rast është sinonim i mosndërhyrjes nga dora e njeriut, nuk premton se do të vazhdojë edhe gjatë të jetë ashtu, shkruan sot Koha Ditore.

Midis prodhimit të energjisë elektrike në mënyrë tejet profitabile dhe ruajtjes së natyrës – në këtë rast lumenjve – shtetet ballkanike janë duke zgjedhur të parën. Lumenjtë e Shqipërisë, ata të Bosnjës dhe kafshët e egra në Maqedoni janë në fokus të dokumentarit “Blue Heart” (Zemra e kaltër) që është dhënë premierë të enjten mbrëma në kinemanë “ABC” në Prishtinë.

Lexo edhe:  Koci i ndërlidh zgjedhjet e Serbisë me mosdënimin e kriminelëve të padënuar

Dokumentari i përgatitur nga kompania “Patagonia”, premiera e të cilit në Kosovë është organizuar nga organizata “ERA” nga Peja që merret me çështjet mjedisore, pos problemit të hidrocentraleve, tregon edhe për aktivizmin qytetar.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.