Del video-xhirimi i momentit të përplasjes së motoçikletës të George Clooneyt me një veturë

George Clooney është një ndër artistët më të famshëm në botën e industrisë së filmit.

Ditë më parë raportuam se aktori 52-vjeçar hollivudian ka pësuar një aksident duke goditur një veturë në Sardenja të Italisë.

Amerikani ishte duke vozitur një motoçikletë kur papritmas para vetes iu shfaq një veturë, me të cilën u përplas në Costa Corallina, shkruan Rai Sardegna.

Tek sot është publikuar edhe video e momentit dramatik të përplasjes me skuter një kamionçinë.

Bashkëpshorti i Amal Clooneyt u transferua urgjentisht me autoambulancë në spitalin John PII-të të Sardenjës.

Shoferi i veturës menjëherë doli prej veturës dhe i dha ndihmën e parë aktorit që shpëtoi pa shumë lëndime në saje edhe të përkrenares që kishte në kokë.

Clooney arriti në Sardenjë për të drejtuar një miniseri televizive të quajtur Catch 22, bazuar në romanin e autorit amerikan Joseph Heller të shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe, Clooney është duke punuar në projekte të reja filmike që do to të mund t’i shohim gjatë muajve në vazhdim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.