Era Istrefi fillon përgatitjet për performancën spektakolare në finalen e Kampionatit Botëror

Këngëtarja Era Istrefi u shndërrua në senzacionin e këtij muaji të Kampionatit Botëror 2018.

“Live it up” e kënduar në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam është kënga e cila ka shoqëruar çdo ndeshje të kampionatit.

Është konfirmuar se artistja shqiptare do të jetë ajo e cila do të performojë në natën e finale të Kampionatit Botëror 2018, në Moskë.

Ajo këto ditë ka qëndruar në Berlin, ku ka realizuar provat për performancën e saj të natës finale.

Ndërkohë, në InstaStory, ajo së fundmi publikoi një video ku shfaqte atmosferën nga “Luzhniki Stadium” në Moskë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

“Shihemi së shpejti Rusia”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e videos.

Nata finale e kampionatit Botëror 2018 ka tashmë ekipin e parë finalist që është Franca, teksa sonte pritet të merret vesh edhe finalisti i dytë mes ndeshjes e cila zhvillohet mes Anglisë dhe Kroacisë. /Telegrafi/

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.