Fati evropian i Dritës në dorë të Prishtinës

 

Prishtina dhe Drita do të takohen në ndeshjen e fundit të Superligës së Kosovës ku do të vendoset fati i titullit kampion.

Prishtina për të siguruar pozitën e parë duhet të mposhtë patjetër rivalët nga qyteti i Gjilanit me së paku dy gola epërsi.
Në anën tjetër Drita siguron vendin e parë edhe me humbje me rezultat minimal ose me barazim, fitorja do të ishte përparësi.

Por fati që Drita të kualifikohet në garat evropiane është i ndërlidhur drejtpërdrejtë me Prishtinës.

Nëse mposht Prishtinën, atëherë Drita do të merrte pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në të kundërtën do të rrezikonte edhe Europa Ligën.

Lexo edhe:  Merr fund armiqësia Mourinho-Guardiola, ja çfarë do të ndodhë sot

Fituesi i Kupës së Kosovës automatikisht merr pjesë në kualifikime për Europa Ligë dhe këtë fat do ta ndajnë Prishtina dhe Vëllazënimi.

Por nëse pozita e parë merret nga skuadra e kryeqytetit, atëherë Intelektualët në finale të Kupës duhet të bëjnë tifo për ta pasi që fitorja e Vëllaznimit do ta linte jashtë garave evropiane.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.