Federata Gjermane e Futbollit: Erdogan po abuzon me futbollistët tanë

 

Futbollistët e Kombëtares gjermane, Mesut Ozil dhe Ikay Gundogan u takuan gjatë javës së kaluar me presidentin e Turqisë, Tajip Erdogan.

Ky takim nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel i cili ka reaguar me disa postime në Twitter.

Ai ka kërkuar nga futbollistët në fjalë mos të bien pre e fushatës së presidentit turk që të fitoj më shumë popullaritet në vendin e tij.

“DFB (federata gjermane), natyrisht, respekton situatën e veçantë të lojtarëve tanë me një sfond migrimi, por futbolli dhe DFB qëndrojnë unik për vlerat që nuk respektohen në masë të mjaftueshme nga Z. Erdogan”, tha Grindel .

Lexo edhe:  Casillas mohon kthimin e tij në Real Madrid

“Kjo është arsyeja pse nuk është mirë që lojtarët tanë të abuzohen nga manovrat e fushatës së tij. Dy lojtarët tanë sigurisht nuk ndihmuan punën e integrimit të DFB-së me këtë veprim”, shtoi ai.

Edhe për kundër këtyre takimeve, trajneri Low nuk u ndikua duke i përfshirë të dy futbollistët në listën preliminare për Kupën e Botës.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.