Gold AG konfirmon duetin me këngëtarin Dani

Reperi Gold AG dhe këngëtari Ramadan Krasniqi- Dani kanë bashkuar idetë për një duet

Këtë sapo e konfirmoi vetë Goldi pasi u pyet nga një ndjekës në Instagram për bashkëpunimin e radhës.

Dyshen para disa ditësh i kemi parë bashkë në disa fotografi të cilat shtonin dyshime se po vijnë me diçka të përbashkët mirëpo Dani i kontaktuar nga lajmi.net e kishte mohuar një gjë të tillë duke thënë se janë takuar vetëm miqësisht dhe nuk ka të bëjë me ndonjë duet.

Ai tha poashtu se nuk do të sjell as ndonjë projekt të ri muzikor deri në muajin shtator.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.