Haradinaj: Pajtimi me Serbinë është kompromisi më i madh që mund ta bëjë Kosova

 

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, si një nga temat kryesore edhe në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se pajtimi me Serbinë nuk është kompromis i lehtë për Kosovën.

“Presidenti Hashim Thaçi e tha edhe sot që Kosova është e gatshme për liberalizim, dialog dhe kompromis, por nuk është kompromis i vogël për Kosovën pajtimi me Serbinë”.

“E dini se çka do të thotë kjo: i kemi mbi 200 vende ku kanë ndodhur krime makabre, masakra, gra, pleq dhe fëmijë, qytetarë të pambrojtur të vrarë pa asnjë faj”.

Lexo edhe:  Art Kurti varroset nesAi??r

“Mendojmë që kompromisi më i madh që mund ta bëjë Kosova është pajtimi”.

Haradinaj në një intervistë ekskluzive nga Sofja me Kushtrim Sadikun në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur po ashtu edhe për të gjendjen e pakicës serbe në Kosovë.

“Sa i përket të drejtave dhe integrimit të serbëve, atë po e bëjmë sepse Kushtetuta jonë është më e avancuara në botë për të drejtat e komuniteteve”.

“Kushtetuta jonë është e shkruar nga vetë Bashkimi Europian, nuk është sikur Kushtetua e Serbisë, e cila daton nga koha e qeverisjes së Vojisllav Koshtunicës”.

Lexo edhe:  Shpërblehet Milot Rashica pas golit të bukur që shënoi në Holandë (Video)

“Kushtetuta e Serbisë është problematike, e jona është e avancuar dhe e shkruar nga BE-ja”.

I pari i ekzekutivit kosovar ka thënë se në Sofje nuk ka pasë mundësi ta takojë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Nesër besoj do të kam mundësi të bisedoj më Kryeministren e Serbisë, por me Presidentin serb nuk kam pasë mundësi”.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.