Ja për çfarë arsye e la anash karrierën muzikore, Shyhrete Behluli

Shyhrete Behluli është këngëtarja e njohur shqiptare, zëri i së cilës na ka përcjell ndër vite.
E ndonëse pas vetës shënon një bagazh të pasur kulturorë, këngë të cilat janë dëgjuar me ëndje përherë nga artdashësit, nga familja e saj, tani po del një bilbil tjetër.
Është Engji, vajza e këngëtares e cila duket se po vazhdon suksesshëm rrugën e nënës, ani pse ndodhet vetëm në fillimet e karrierës muzikore.
E nëna ka treguar krenarin e saj, për suksesin e vajzës.
Për kolona.info Shyhretja ka treguar se sa krenare është, pas secilit krijim të Engjit.
“Ajo po ka një sukses të madh, të cilin as vetë nuk e kemi pritur. Këngët e saj po pëlqehen shumë, dhe publiku po e do”, ka treguar ajo.
Shyhretja ka treguar edhe për përkrahjen e saj që ia ka dhënë të bijës si nënë dhe këngëtare. “Sigurisht që në çdo moment e ka pas mbështetjen tonë. Madje në disa raste e kam lënë anash edhe karrierën time për vajzën, por kjo ia ka vlejtur. Këtë e them gjithmonë duke parë suksesin e saj”, u shpreh këngëtarja për kolona.info.
Veç mbështetjes së vajzës, Shyhretja po punon edhe këngë të reja, për ata që e duan muzikën e saj.
“Gjatë kësaj jave do të përfundojnë xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa dy javë më vonë kënga do të lansohet në treg”, ka treguar ajo.
Këngëtarja nuk dha shumë detaje rreth projektit të ri, por ajo që është e sigurt është shpirti që Shyhretja do t’i jep asaj. T.Krasniqi/Kolona.info

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.