Kampionati Botëror “Russia 2018”! Tifozet seksi të kombëtareve që morën vëmendjen e fotografëve

 

Jemi drejt fundit të Kupës së Botës “Russia 2018”, ngjarje e cila është më e komentuara e javëve të fundit.
Krahas ndeshjeve dhe futbollistëve, vëmendje të madhe marrin edhe tifozet të cilat bëhen të famshme nga një shkrepje e fotografëve që ndjekin nga afër Kampionatin.

Janë disa prej fanseve të kombëtareve, fanset e të cilave janë përzgjedhur si më tërheqëset, pasi kanë rënë në syrin e paparacëve.

Një prej tyre është Rusia, që njëhësh është nikoqire e këtij Kampionati. Tifozja që rrëmbeu vëmendje nga ky vend është Natali Nemtchinova.

Biondina me sy blu, është parë të jetë e pranishme në disa ndeshje të Rusisë, ndërsa ka pushtuar edhe tabloidet e huaja.

Nemtchinova është mësuar se është pornostare ruse, e cila në stadiumet e Rusisë është shfaqur atraktive, me simbolet e vendit në duar.

Nga kombëtarja e Suedisë mediet e huaja i ‘pushtoi’ imazhi i Zhara Nilsson. Bjondina njihet si një ndër modelet më të famshme në Instagram, ku llogarit mbi 1 milion ndjekës. Ajo njihet për format bombastike trupore, ndërsa imazhi i saj si tifoze e Suedisë është komplimentuar nga komentuesit.

Tifozja polake, Karolina Emus

Një tjetër femër seksi që fotografët e kapën në aparatin e tyre është edhe Karolina Emus nga Polonia. Edhe pse emri i saj nuk është dëgjuar më parë, me të kërkuar rreth saj, del se Emus është modele që ka marrë pjesë në “Miss Polonia”.

Kroatja Ivana Knol është tifoze e ‘zjarrtë’ e kombëtares së saj, ajo ka qenë e pranishme në çdo ndeshje të Kroacisë në këtë kampionat. Madje, sytë drejt saj ishin edhe në ndeshjen e fundit të Kroacisë kundër Rusisë, ku Knol bëri tifo bashkë me presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic.  Profesioni  i saj është vallëzimi, ndërsa mori pjesë edhe në Miss Kroacia në vitin 2016.

Meksika renditet në mesin e shteteve me fanset më seksi në kampionat. Vëmendjen e mori, Yanet Garcia. Ajo njihet si modele, aktore dhe prezantuese, andaj emri i saj është shumë i njohur për meksikanët. Në medie kanë qarkulluar imazhe të Garcias, e cila mahnit me linjat.

Këto janë vetëm disa prej tifozeve që kanë rënë në sy të medieve si femrat më seksi në përkrahje të kombëtareve të tyre. Janë të panumërta imazhet që kanë ‘vërshuar’ internetin, e që emrat e tyre nuk janë zbuluar, vetëm një shkrepje fotografie nga një kënd i stadiumit.

Krahas pesë vendeve të lartpërmendura, janë Argjentina, Spanja, Gjermania, Brazili dhe Portugalia, shtetet të cilat në rrjet dominojnë me imazhe të fanseve më ‘hot’ të Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.