Katër zyrtarë policor para suspendimit për keqpërdorim të detyrës

 

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve të saj.
Fjala është për dy raste të ndara, një në Gjilan dhe një tjetër në Rahovec.

Në rastin e Gjilanit, IPK është duke zhvilluar hetime ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit “ dhe ndaj të njëjtëve ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit.

Në rastin tjetër, i cili është raportuar në Rahovec dhe i cili është bërë publik edhe nga disa media, Inspektorati i ka rekomanduar Policisë masën e suspendimit për një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.