Komuna e Drenasit kërkon nga ATK-ja respektimin e Ligjit për lojërat e fatit

Komuna e Drenasit po kërkon nga Administrata Tatimore e Kosovës, për respektimin e Ligjit për lojërat e fatit

Komunikata e plotë:

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të njoftoj qytetarët e saj dhe të sqaroj, rreth veprimtarisë së lojërave të fatit që veprojnë në territor e Komunës së Drenasit.

 Në muajin Maj të këtij viti, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci i është drejtuar me një kërkesë Administratës Tatimore të Kosovës, Divizionit për lojëra të fatit lidhur me ndërmarrjen e veprimeve për respektimin e Ligjit Nr.04/L-080 për lojërat e fatit, pasi që ATK-ja është organ kompetent për marrjen e veprimeve ndaj kësaj dukurie shqetësuese.

 Për hir të korrektësisë, ne këtë shkrim sqarues, ju bashkëngjisim edhe kërkesën e kryetarit Lladrovci, drejtuar ATK-së për marrjen e veprimeve ligjore.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.