Kylie Jenner në listën e femrave më të pasura në botë

Revista prestigjose “Forbes” ka publikuar listën me femrat më të pasura në botë në të cilën përfshihet edhe Kylie Jenner.

Jo vetëm më e vogla e klanit Kardashian-Jenner por gjithashtu më e vogla edhe e kësaj liste, pasuria e 20-vjeçares raportohet të jetë rreth 900 milion dollarë.

Kompania e saj “Kylie Cosmetics” e ka bërë blogeren dhe sipërmërrasën një ndër femrat më të pasura në botë. “Forbes” e liston atë në vendin e 27-të.

Kylie zotëron 100% të aksioneve të “Kylie Cosmetics” kompani e produkteve kozmetike e cila nuk ka filial, kapital apo punonjës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.