Merita Koçinaj – Berisha emërohet prorektore në UP

Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha është zgjedhur prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.

Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha që nga viti 2002 është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku aktualisht ligjëron lëndët Mjekësi sociale dhe Statistikë mjekësore.

Prof. Koçinaj – Berisha është autore dhe koautorë e disa punimeve shkencore, kumtesave dhe ligjërimeve të prezantuara dhe botuara në vend dhe në shtete të ndryshme të botës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.