Miliarderi iranian pas ndarjes, flet për herë të parë për Morenën

Morena Tarakun dhe Sasha Sabhanin duket se i ka zënë mësyshi.
Ata dukeshin tejet të lumtur deri në momentin kur lidhja e tyre u bë publike dhe më pas përnjëherë u ‘shkatërrua’, shkruan lajmi.net

Por duket se do të duhet paksa kohë derisa publiku të pajtohen me këtë ndarje pasi dyshen i shihnin shumë të denjë për njëri-tjetrin.

Sasha madje ka arritur të bëjë fansa shqiptarë të cilën po i shkruajnë në gjuhën angleze në Instagram.

Ai ka pranuar edhe disa pyetje në lidhje me Morenën dhe ka befasuar me përgjigjet të cilat më pas i ka publikuar.

Kur i thanë se bashkë dukeshin shumë çift i mirë iraniani nuk dha ndonjë përgjigje të shkruar vetëm se publikoi një emoji të mërtitshëm.

Por kur u pyet se çka mendon për Morenën, përgjigja e tij ishte ‘Vajzë e mirë’, dhe kjo ishte hera e parë që ai flet pas ndarjes.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.