Mozzik dhe Loredana kontribuojnë në shërimin Aurorës, kjo është shuma që kanë dhuruar

Aurora Krasniqi është një vajzë 19 vjeçare e cila po vuan nga leukemia akute.
Për mbledhjen e donacioneve për shërimin e saj po bën të pamundurën deputeti dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri, shkruan lajmi.net

Mirëpo nuk po mungon edhe ndihma vullnetare e personave të tjerë. Sot reper Mozzik bashkë me të dashurën e tij Loredana Zefin kanë dhuruar 2500 euro për Aurorën.

Ishte Labi ai i cili e falëndeoi publikisht reperin shqiptar duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë vajzës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.