Naser Berisha feston ditëlindjen, kjo është dhurata që i beri vajza

Pas një pauze të gjatë i është rikthyer skenës muzikore, me këngë të cilat me t’u publikuar filluan të pëlqehen mjaftë nga publiku shqiptar. Naser Berisha, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, sot ka një ditë të veçantë.

Këngëtari i cili po vazhdon me jetën e tij në Gjermani, me gruan dhe fëmijët, sot feston ditëlindjen, shkruan Kolona.info

E me këtë rast është vajza e tij, e cila është kujdesur që babaita festojë ditëlindjen në mënyrën më të mirë.

Dhurata që ajo i ka bërë atij, janë ishujt Karabie, ku këngëtari Berisha bashkë më gruan po i kalon disa ditë pushimi.

E këtë e ka bërë të ditur edhe vet këngëtari i cili përmes llogarisë së tij në Instagram, ka publikuar foto nga atje.

“Ky festim i veçantë i ditëlindjes është sponsorizuar nga vajza më e mirë në botë”, kështu ka shkruar Naser Berisha, në Instagram./Kolona.info

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.