“Nostalgia” me kujtimet e fëmijërisë nga Kosova në New York

“Nostalgia” përfshin vetëm dy vepra të formatit të madh. Të inspiruara nga vendlindja, realizuar prej artistit që në tokën e ëndrrës amerikane mori epitetin “Banksy kosovar”, ato janë pjesë e ekspozitës personale që Pajtim Osmanaj do ta hapë në një vend të veçantë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hapësira ekspozuese në hyrje të objektit “4 Times Square” – ndërtesë e njohur si nikoqire e aktiviteteve të ndryshme mes të cilave panairi i njohur i artit “Spring Break” – është vendi ku do të hapet ekspozita e artistit nga Kosova, i cili në gushtin e 2015-s, si 25-vjeçar bëri famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një artikulli të publikuar në gazetën prestigjioze “New York Times”, ku ai cilësohej “Banksy”.

Ekspozita që do të hapet më 13 të muajit korrik, e titulluar “Nostalgia” mbahet nën organizim të “Chashama Art”, e kuruar nga Dylan e Colby Cannon.

Pajtim Osmanaj, për gazetën ka shpjeguar sesi “Nostalgia” ka zënë fill në prill të këtij viti, kur mbajti ekspozitën e dytë personale në New York, në hapësirën e “Harlem” … (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Image

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.