Parashikimi ndryshe për fituesen e Botërorit

 

32 skuadra, vetëm një fituese! Por, si mund ta parashikosh se cila prej kombëtareve do të ngrejë trofeun e madh më 15 korrik në Moskë?

Duke iu referuar statistikave, përplasjeve dhe trendit që është ndjekur në të shkuarën, BBC Sport ka eliminuar 31 skuadra dhe ka dalë në parashikimin se kush do të kurorëzohet kampione e Botës pas thuajse një muaji.

32 skuadrat pjesëmarrëse në Botëror

Kokat e grupeve – Që prej vitit 1998, kur finalet u zgjeruan me 32 skuadra është vendosur tradita e përcaktimit të kokave të grupeve. Në total janë 8 grupe, që do të thotë 8 skuadra që vendosen si koka grupesh. Përcaktimi i kokave të grupeve bëhet në bazë të renditjes së FIFA-s në momentin që hidhet shorti. Rrjedhimisht, këto skuadra janë pretendentet kryesore për ta fituar trofeun dhe kështu ka ndodhur, thuajse gjithmonë. Për të parë një skuadër fituese që nuk ka qenë kokë grupi duhet mbërritur në vitin 1986, kur Maradona udhëhoqi Argjentinën me ndihmën e “Dorës së Zotit” drejt trofeut të madh. Pra, me një lëvizje hiqen 24 skuadra dhe mbeten 8.

Organizatorët – Rusia përfiton nga tradita 44-vjeçare si vend organizator dhe vendoset si kokë e njërit prej grupeve. Nëse nuk do të ishte kjo traditë, skuadra ruse e renditur e 66-ta në ranglistën e FIFA-s, vështirë se do të ishte pjesëmarrëse në këtë kompeticion, jo më të përcaktohej si kokë grupi. Në 11 kupat e para të botës, nga viti 1930 deri në vitin 1978, vendi organizator ka fituar pesë herë, por që prej 1978-s gjërat kanë ndryshuar dhe vetëm Franca ja ka dalë që të fitojë një botëror si vend organizator në vitin 1998. Ishte thuajse e pamundur që Shtetet e Bashkuara në 2004, Japonia apo Koreja e Jugut në vitin 2002, apo Afrika e Jugut në 2010 të shpalleshin fituese të Kupës së Botës, por Italia në 1990, Gjermania në 2006 dhe Brazili në 2014 janë shembuj konkretë se faktori fushë në një kompeticion të tillë ka zero ndikim.

Lexo edhe:  Rashica pranë kalimit te gjiganti evropian!

Mbrojtja – Në epokën me 32 skuadra, asnjë prej pesë skuadrave të shpallura kampione nuk ka pësuar më shumë se katër gola në shtatë ndeshjet e kompeticionit. Duke analizuar shtatë (pas heqjes edhe të Rusisë) skuadrat që mbesin, shohim që Polonia ka mbrojtjen më të dobët. Polakët pësuan 1.4 gola për ndeshje gjatë fazës kualifikuese. Gjermania dhe Portugalia e kishin këtë mesatare në 0.4, Belgjika dhe Franca 0.6, Brazili 0.61 dhe Argjentina 0.88.

Skuadër europiane – Kupa e Botës ka udhëtuar gjithmonë mes Europës dhe Amerikës Latine. Para 2006-s, kombëtaret europiane nuk po ecnin fort mirë, por fillimisht suksesi i Italisë në Gjermani, e më pas Spanjës e Gjermanisë së fundmi, i kanë rikthyer ato në favoritet kryesore. Një tjetër e dhënë në favor të skuadrave europiane është fakti se kur Kupa e Botës zhvillohet në kontinentin e tyre, nuk falin. Në total janë 10 kompeticione të organizuara në “Kontinentin e Vjetër” dhe vetëm Brazili në 1958 në Suedi ka arritur që të ngrejë kupën, në 9 rastet e tjera ka qenë një skuadër europiane.

Fituesi duhet të ketë portierin më të mirë – Golat ndihmojnë për të fituar një trofe, por vetëm dy herë nga viti 1982 kupa e Botës është fituar nga skuadra që ka patur golashënuesin më të mirë, Brazili me Ronaldon në 2002 dhe Spanja me David Silvan në 2010.Në të vërtetë, fituesi i trofeut në katër nga pesë kompeticionet e fundit është vulosur nga portierët dhe mes Manuel Neur të Gjermanisë, Hugo Lloris të Francës dhe Thibaut Courtois të Belgjikës, Roui Patricio i Portugalisë qëndron një nivel më poshtë.

 

Lexo edhe:  Chapecoense, ky lajm e ka bërë Brazilin sërish me lot në sy (Foto)

 

Përvoja – Trendi i provuar që prej vitit 1998 tregon që fituesi po shpallet gjithnjë skuadra që ka në gjirin e vet lojtarët më me përvojë. Në 1998, Franca kishte një skuadër me një mesatare prej 22.77 ndeshje për lojtarë. Në 2014, Gjermania kishte një mesatare 42.21 ndeshje për lojtarët. Mes Francës dhe Gjermanisë, pati një rritje graduale. Brazili në 2002 kishte një mesatare 28.04, Italia në 2006 32.91 dhe Spanja në 2010, 38.30 ndeshje për lojtarë. Mes tre skuadrave të mbetura, Franca rezulton me mesataren më të ulët për lojtarë.

Lexo edhe:  Spanja shënon fitoren më të thellë deri më tani në Eurobasket

Të mos jetë kampionia në fuqi – Vetëm në një rast ka ndodhur që një skuadër të fitojë dy herë radhazi botërorin. Ishte Brazili i Pelesë në vitin 1958 dhe më pas në 1962. Që prej asaj kohe, 13 kampionët e shpallur janë shkurorëzuar në kampionatin pasaardhës. Gjermania ka një skuadër të qëndrueshme dhe në 9 turnetë e fundit, përfshirë tre si Gjermania Perëndimore, ka fituar dy herë, tre herë ka dalë në finale dhe dy herë të tjera ka dalë e treta. Megjithatë, kur bëhet fjalë për të mbrojtur trofeu në Rusi, historia është kundër tyre. Pra, fituesja e Kupës së Botës sipas kësaj logjike del Belgjika.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/parashikimi-ndryshe-per-fituesen-e-boterorit-547444/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.