Pas tradhtisë së të dashurit reagon Dua Lipa (Foto)

U raportua se i dashuri i saj, Isaac Crew në një klub nate ku u xhirua duke kërcyer në mënyrë shumë më intime me një femër tjetër.

Por Dua Lipa këtë nuk e ka lënë pa e komentuar, edhe pse në mënyrë indirekte. Këtë ajo e ka bërë përmes një postimi në “Twitter”. Duke na bërë të ditur që Dua ka forcë për të vazhduar më tutje, e jo të frikësohet nga dashuria.

 

 

“Duhet t’i mbani miqtë dhe të dashurit tuaj afër, besoni instinktit tuaj. Mos i lëshoni kurrë ata që janë të sinqertë, që e kanë qëllimin më të mirë në zemër dhe nuk kanë hile. Dashuroni ata me gjithçka që keni, sepse ata e meritojnë më të mirën. Dashuria është gjëja më e bukur në botë. Mos keni frikë të dashuroni me tërë qenien tuaj. Nëse nuk ecën sipas dëshirës suaj, nuk është fundi i botës, kjo vetëm sa ju forcon për të ardhmen tuaj. Dashuria ju pret kudo” ka shkruar Dua në këtë postim.

Lexo edhe:  Gaçe e Malaj nuk ndalen pas pauzës në muzikë

Ndryshe, Dua dhe Isaac shquhen për problemet në lidhjet e tyre të dashurisë e që edhe ribashkimi i fundit po u shkon me probleme./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.