Presidenti Thaçi, dekoron Flora Brovinën me Medaljen Presidenciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar Edita Tahirin, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ai këtë e ka bërë të ditur edhe përmes llogarisë së tij në Facebook, duke publikuar foto me deputeten Flora Brovina, ku shihet duke i dhënë asaj Medaljen Presidenciale, për kontributin e dhënë siç ka thënë ai, në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës, shkruan Kolona.info

“Me përkushtimin e një gruaje atdhetare dhe me angazhimin e pandalshëm të një humanisteje, Flora Brovina u kujdes gjithmonë për qytetarët dhe kontribuoi shumë në emancipimin e gruas shqiptare para dhe pas luftës.

Për kontributin e çmueshëm, sot deputeten Brovina e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ajo do të shërbejë gjithmonë si shembull sesi duhet të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Kolona.info

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.