Qytetarët e Prishtinës të rrezikuar nga lisi në Parkun “Gërmia”

Parku “Gërmia” në Prishtinë, mbetet ndër parqet më të frekuentuar nga qytetarët e kryeqytetit. Të moshuarit janë ata që e nisin ditën në këtë Park, ndërsa ata që dalin për vrap, ecje e relaks janë të moshave të ndryshme, transmeton kolona.info.

Por, duket se jo gjithçka është në vendin e vet. Një lis gati duke u rrëzuar ndodhet pikërisht në pjesën ku ecin këmbësorët, shkruan Kolona.info

Gazeta kolona.info  ju sjell fotot ku shihet ky lis i cili mbahet nga dy tjerë, por rreziku është i madh për qytetarët që parakalojnë aty.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.