Reagon BSPK, kërkohet rritje e pagave edhe për pjesën tjetër të punëtorëve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme që të rriten edhe pagat e pjesës tjetër të punëtoreve të mbetur jashtë ngritjeve të pagave.

Sipas tyre diferencat e krijuara mes pagave ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar nga diferencat e rritjes së pagave për pozita të caktuara, njofton Klan Kosova.

BSPK kërkon që në mënyrë që të zbutet sadopak diferenca mes pagave të punëtorëve brenda vendit, kërkojmë që të bëhet rritja e pagave edhe për pjesë tjetër të punëtorëve, të cilët në fillim vit kanë pasur një rritje tejet solidare të pagave krahasuar me rritjet e pagave të disa pozitave tjera.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.