Rezultatet e Testit të Maturës do të shpallen më 21 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, njofton se për shkak të disa problemeve teknike dhe festës së Kurban Bajramit, publikimi i rezultateve të testit të Maturës Shtetërore 2018 do të bëhet më datë 21 qershor 2018.

Maturantët kanë të drejtë ankese 3 ditë pune.

Ndërkaq, publikimi i rezultateve të ankesave do të bëhet më datë 27qershor 2017.

Ndryshe, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ditë më parë ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Arsim për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2018 dhe për tema tjera.

Lexo edhe:  Chrissy Teigen ju tregon veshjen që çdo mashkull do pëlqente

Bytyqi i njoftoi anëtarët e Komisionit Parlamentar për ecuritë dhe administrimin e Testit të Maturës, me ç‘rast theksoi se menaxhimi i këtij testi, të organizuar për herë të parë në katër regjione, e ka lehtësuar punën dhe ka pamundësuar parregullsitë në masë të konsiderueshme.

Këtë vit testit i janë nënshtruar 27.737 nxënës, ndërsa për shkak të parregullsive janë përjashtuar 56 nxënës dhe 8 administratorë, ndërsa nxënësit e përjashtuar do të kenë të drejtë testimi në afatin e dytë.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.