Robert Patrick: Billy Idol është dashur të paraqitet në vendin tim te “Terminator 2”

Nëse rokeri i njohur do të kishte pranuar rolin e djaloshit famëkeq T-1000 në Terminator 2, i luajtur nga Robert Patrick, ky film do të dukej krejtësisht ndryshe.

Pak kush e dinë se në këtë film është dashur të paraqitej Billy Idol gjersa këtë informacion e dha aktori Patrick.

Ky i fundit deklaroi se të drejtën që të paraqiten në këtë film e fitoi në saje të një fatkeqësie të rokerit, i cili pësoi atëbotë një aksident me motoçikletë.

Billy Idol (Getty Images)

“Roli i T-1000 ishte i destinuar për Billy Idol. Kam parë figurën e tij kur shkova në Sten Winston, i cili ishte përgjegjës për efekte speciale”, tha fillimisht.

“Fatkeqësisht, Billy pësoi një aksident trafiku duke vozitur me motoçikletë, ku theu këmbën, kështu që ishte fizikisht i paaftë për ta bërë atë”, tha Robert në një intervistë me Heat Vision.

Theksojmë se filmi është xhiruar para 27 vjetëve, ku në rolin kryesor është paraqitur Arnold Schwarzenegger.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.