Sabri Fejzullahu me një urim emocionues për nipin

Ka pak ditë që ka shënuar 50-të vjetorin e karrierës së tij në skenën muzikore. Sabri Fejzullahu, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, po vazhdon me sukseset e tij.

Ai ka treguar se një dashuri e përkushtim të madh ka për muzikën, mirëpo dashuri të veçantë ka edhe për familjen. E këtë ai po e tregon herë pas here duke ndarë imazhe të veçanta me familje, shkruan Kolona.info

Edhe kësaj radhe këngëtari i njohur ka publikuar një foto të nipit, në Facebook e më saktësisht djalit të Ermalit, duke i uruar atij ditëlindjen me fjalë emocionuese

“Sot Gjenerali i gjyshit e ka ditelindjen. Ate dite kur erdhe ne jete Ti Arti i zemres tem , mi ndale dhimbjet e ma ndale moshen e pleqenis me le ma te fresket ne memorje ne shikim e pa smundje , se Ti e din qe gjyshi yt duhet me qen i afte per me bashkebisedu me Ty , per me ta dhan dashnin qe e kom per Ty drita e jetes tem .I bofshe 100 me Mamin Babin Bunen , Eren”, kështu ka shkruar Sabri Fejzullahu, përkrah fotos në Facebook./Kolona.info

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.