Së shpejti filmi i parë për Ilirët, koproduksion mes Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës

 

Një lajm i mirë ka ardhë nga kinematografia.
Aktori kosovar Fatmir Spahiu përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se produksioni “BUKA” do të jetë pjesë e projektet filmik “Illyricvm”.

Xhirimet e filmit planifikohet të fillojnë vitin e ardhshëm në Kroaci, ndërsa producente e tij është Ankica Tilic.

Filmi në skenarin e Simon Bogojevic Narath është koproduksion në mes të Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës.

“Kam knaqesi me ju njoftu se BUKA do te jete pjese e projektit filmik “Illyricvm” qe do te xhirohet vitin e ardheshem ne Kroaci. Producentja e filmit eshte zonja Ankica Tilic, nje emer i madh i kinematografise europiane kurse regjisor dhe skenarist eshte Simon Bogojevic Narath

Falemnderoj jurine e QKK per votimin e keti projekti i cili do te jete koproduksion ne mes te Kroacise, Sllovenise, Italise dhe Kosoves. Uroj qe te na bashkangjitet edhe Shqiperia.
KINORAMA (HR), FORUM LJUBLJANA (SI), LA SARRAZ (IT), BUKA PRODUCTIONS (KS)”, ka shkruar Spahiu në njoftimin e tij.

Kam knaqesi me ju njoftu se BUKA do te jete pjese e projektit filmik “Illyricvm” qe do te xhirohet vitin e ardheshem ne…

Posted by Fatmir Spahiu Bufi on Tuesday, 3 July 2018

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.