Spanja e shkarkon trajnerin një ditë para fillimit të Botërorit

Spanja e ka shkarkuar Julen Lopeteguin nga posti i trajnerit një ditë para fillimit të Kupës së Botës Rusia 2018.
Julen Lopetegui është shkarkuar nga posti i trajnerit të Spanjës, vetëm një ditë pasi u bë e ditur se ai ishte pajtuar me Real Madridin për ta marrë drejtimin e klubin madrilen menjëherë pas Kupës së Botës, transmeton Gazeta Express.

Lopetegui ka nënshkruar kontratë trevjeçare për ta zëvendësuar Zinedine Zidanin në stolin e kampionit të Ligës së Kampionëve dhe Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur se në këto rrethana nuk është e përshtatshme që ai të vazhdojë me Kombëtaren, transmeton Gazeta Express.

Lexo edhe:  Kush me kë mund të takohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pritej të ishte në kongresin e FIFA-s sot, por u ktheu në qëndren stervitore të Spanjës të martën mbrëma për t’u marrë me këtë çështje.

“Jemi detyruar ta shkarkojmë trajnerin e Kombëtares. I urojmë shumë fat!”, ka thënë Rubiales në një konferencë për media.

“Negociatat kanë ndodhur pa dijeninë tonë dhe ne u informuam vetëm pesë minuta para se marrëveshja të bëhej publike. Në këtë rast duhej të reagonim”, ka thënë ai.

Spanja do të luajë ndeshjen e parë në Botëror të premten mbrëma kundër Portugalisë.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.