Speci djegës efekte pozitive kundër kileve të tepërta

 

Numri i personave që kanë probleme me mbipeshën po rritet me shpejtësi. Dietat e ndryshme dhe aktiviteti fizik shpesh nuk mjaftojnë për të ndikuar në humbjen e kilogramëve të tepërt.

Gjithsesi, hulumtuesit në studimet e kryera nënvizojnë si mjaft të rëndësishme kujdesin me ushqimet dhe efektet pozitive nga disa produkte.

Speci djegës vlerësohet si një prej produkteve që japin efekte mjaft të kënaqshme për rënien në peshë sipas një studimi të botuar së fundi në revistën shkencore “Plos One”. Ky produkt përmban një lëndë të quajtur kapsaicinë e cila ndikon te nervat e stomakut për metabolizmin.

Lexo edhe:  Çfarë thotë mënyra se si flini për lidhjen tuaj?

Sipas hulumtuesve, kjo lëndë ndikon te nervat e stomakut për të frenuar ndjesinë e urisë te personat mbipeshë tek të cilët këto nerva janë problematikë.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.