Thaçi: Takimi me kryeministrin rus, Medvedev ka qenë i shkurtër

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë vizitës që ia bëri komunës së Ferizajt, përkatësisht në përcjelljen e fushatës së korrje-shirjeve të grurit, foli edhe për takimin e zhvilluar me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, në Ankara të Turqisë, ku kishin marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Thaçi tha se gjatë bisedës së shkurt me kryeministrinë rus, kanë biseduar për mundësin e nisjes së një komunikimi në mes të dy shteteve Kosovë-Rusi.

Ai gjithashtu tha se kanë biseduar edhe për mundësinë e informimit të shtetit rus sa i përket procesit të negociatave me Serbinë.

“Sa i përket takimit me Medvedev ka qenë një takim i shkurtër në kuadër të inaugurimit të presidentit Erdogan. Kemi diskutuar për mundësinë e fillimit të hapave të komunikimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Rusisë.

Gjithashtu kemi biseduar për procesin e negociatave Kosovë – Serbi, për mundësitë që Rusia të informohet më nga afër. Është konkludim i përbashkët se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë hap një perspektiv të sigurt që edhe Rusia të ndryshoj qëndrim në raport me Kosovën”, tha Thaçi.

Thaçi: Takimi me kryeministrin rus, Medvedev ka qenë i shkurtër

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.