Tradhtitë që e shokuan opinionin kosovar

 

Tradhtia është një fenomen shumë i lashtë, që ka lindur me njerëzimin
Ndonëse në ditët e sotme vijojnë si femra të tradhtojnë meshkujt dhe anasjelltas, shoqëria e cilëson si një veprim të pamoralshëm dhe i gjykon tradhtarët.

Por, cilat janë disa nga tradhtitë më të bujshme që kanë ndodhur në vendin tonë dhe janë bërë publike e mediatike?

Ndonëse kishte realizuar videoklipe dhe njihej si këngëtare, Angelina Shala u bë shumë e famshme vitin e kaluar kur deklaroi hapur se ajo dhe deputeti Haxhi Shala i cili është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve, kishin pasur një histori dashurie. Madje Angelina publikoi disa foto intime me deputetin që shkaktuan shumë zhurmë. Haxhi Shala u prononcua vetëm një herë lidhur me këtë ngjarje duke e mohuar të ketë pasur një lidhje dashurie me Angelinën dhe se ajo është thjesht simpatizante e tij. Kjo e fundit nuk u ndal dhe madje kishte kontaktuar edhe me gruan e tij e cila siç duket e kishte falur bashkëshortin pasi pak ditë pas ngjarjes u panë sërish bashkë.

Bëri bujë 3 vite më parë publikimi i mesazheve intime të Afërdita Dreshajt me reperin e martuar Agon Amiga. Publikimi i këtyre mesazheve çoi në ndarje të reperit me bashkëshorten Egzona pas 2 vitesh martesë. Ai u shpreh i penduar dhe akuzoi Afërditën se e kishte futur në kurth. Mirëpo pas disa kohësh Egzona duket se e fali Agonin duke i dhënë edhe një shans, pasi të dy u panë duke ecur dorë për dore në Prishtinë.

 

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.