U ndanë dhe u bashkuan, i dashuri i Duas shkruan gjithçka për atë çfarë ndodhi (Foto)

 

Dua Lipa përpos që u përfol shumë për sukseset e arritura, kohëve të fundit ajo kishte bërë bujë të madh edhe me jetën private.

Pas prishjes së lidhjes me Isaac Carew ajo ishte në një lidhje tjetër teksa tani janë kthyer bashkë me të dashurin e saj, Isaac.

Por Isaac ka dashur që për të gjithë ata që flasin lidhur me ta, të shkruajë një sqarim.

Isaac ka thënë se nuk duhet menduar se njerëzit nuk duhet të mendojnë se ajo është në një lidhje me dikë që nuk e do apo respekton sepse sipas tij Dua nuk rri në një marrëdhënie të tillë.

Lexo edhe:  Dua Lipa publikon dokumentarin e koncertit në Prishtinë (Video)

“Ne jemi të lidhur dhe duhemi por të dy kemi rënë në duar të tabloidëve që kanë shkaktuar drama duke na lidhur me njerëz të ndryshëm kur thjeshtë aty nuk kishte asgjë” ,ka thënë ai.

Gjithashtu Isaac ka thënë se nuk duhet besuar gjithçka që shohin sepse sipas tij disa njerëz paguhen për të krijuar drama.

“Jemi shumë të lumtur për kthimin tonë..Kemi kaluar tre vite e gjysmë plot lumturi së bashku me besnikëri dhe dashurinë e cila asnjëherë nuk u shkatërrua, sepse kemi kaluar problemet e tilla. Për fat të mirë lëkura jonë është më e ashpër dhe dashuria është më e fortë se kjo”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Vdes aktorja e famshme franceze (Video)

Ndryshe Dua është duke “lulëzuar” në botë sa i përket krijimeve të saj muzikore ku së fundi ka performuar edhe në hapjen e ‘Champions League’, një bujë shumë e madhe e kësaj performance.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.