Vuçiq: Serbia gati për dialog, parakusht është formimi i ASK-së

 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po qëndron në Bullgari, për të qenë prezent nesër në Samitin e Sofjes.

Por, sonte Vuçiq ka zhvilluar një takim me Shefen për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Sipas mediave serbe, Vuçiq para Mogherinit ka deklaruar se shteti i tij është i gatshëm për dialogun, kur është fjala për Kosovën.

“Po kemi ardhur për dialogun, mund ta planifikoni kur të doni por parakusht për këtë është implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Vuçiq.

Lexo edhe:  Kryeministri në Interpelancë

Gjithashtu ai ka thënë se kusht tjetër është që pala tjetër të jetë gati për kompromis.

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.