Zbulohet një fotografi e paparë deri tani e Lionel Messit

Lionel Messi është ylli i një artikulli në revistën speciale “El Patriota”, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Nacion” për ta festuar nisjen e Kupës së Botës në Rusi.

Ylli i Barcelonës flet për gjithçka në këtë artikull, i cili është shkruar në vetën e parë, nga fëmijëria e tij, te Kupa e Botës dhe te ftesat e hershme për të luajtur për Argjentinën, transmeton Gazeta Express.

Por, ajo që veçohet në këtë artikull është një fotografi e publikuar ekskluzivisht nga albumi i familjes së Messit – një fotografi e paparë më herët nga fëmijëria e tij në Rosario.

Lexo edhe:  Brenda makinës Ferrari të Shkodran Mustafit (Video)

Në fotografi, Messi është vetëm disa vjeç dhe shihet me gjyshen dhe nënën e vet. Është një fotografi e një Messi të ri me syze e shkrepur në një kohë kur askush nuk do të kishte mundur ta parafytyronte se çfarë do të pasonte më pas…

 

Artikuj të ngjashëm

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.