Arben Zharku: Bekim Lumi ka lënë një boshllëk të madh në skenën artistike të Kosovës

Aktori dhe producenti Arben Zharku i cili ishte bashkëpunëtor i regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi në një prononcim për Kolona.info ka thënë se krijimtaria i tij ka qenë unike dhe se vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në skenën artistike të Kosovës.

“Bekim Lumi ka qenë një prej  artistëve më  të veçantë dhe krijimtaria e tij ka qenë më unike ne fushën e teatrit. Ai ka lënë një boshllëk të madh në skenën artistike të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës sepse ai ka qenë regjisor i famshëm në gjithë vendet e rajonit por edhe ne Evropë. Me shfaqjet e tij ai ka lënë gjurmë shumë të thellë në Kosovë, puna e tij nuk ka qenë vetëm si artist ai ka qenë edhe një pedagog i shkëlqyeshëm.”

Zharku tutje regjisorin Lumi e përshkruan jo vetëm si artistë por edhe si një pedagog të shkëlqyer. Ai shprehet se ka pasur kënaqësinë që ka punuar me të dhe se mungesa e tij do të vërehet shumë.

“Ka qenë një njeri që ka intervenua aty ku është dashtë dhe puna e tij ka qenë e gjithanshme përfshi eksperiencën e madhe që kemi pas edhe në festivalin “SKENA UP” ku ka kontribuar jashtëzakonisht shumë pas vdekjes së Faruk Begollit. Kam pas kënaqësinë me qenë miq dhe bashkëpunëtor në projekte të ndryshme që ai i ka bërë. Kështu që mungesa e tij ka me u vërejt shumë në skenën teatrore në Kosovë.”

Fotografia e Arben Zharku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *