Bekim Lumi duke kënduar në Gjermani, për fëmijët e ikur nga lufta e Kosovës

Regjisori Bekim Lumi i cili ndërroi jetë sot, pas një sëmundje dy vjeçare, nuk ishte vetëm një regjisor i mirë por edhe një këngëtar. Një fotografi që kolona.info ju sjell, ju paraqet regjisorin në një dimension tjetër.

Bekim Lumi kishte kënduar  për fëmijët refugjat të ikur nga lufta e fundit e Kosovës.

“Në Mynih (Gjermani), në vitin 1999, gjatë performimit me fëmijët e luftës nga Kosova, në një nga shtëpitë e azilkërkuesve shqiptarë.”, ka shkruar Bekimi në fotografinë që e kishte publikuar kohë më parë në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *