“Juventusi mund ta fitojë titullin që në muajin shkurt”

Antonio Cassano beson se Juventusi mund ta fitojë titullin e Serie A që në muajin shkurt, duke qenë tre-katër vite para skuadrave të tjera.
Ish reprezentuesi i Italisë e sheh Juventusin favorit të padiskutuar në Serie A.

Juventusi ka fituar titullin e Serie A në shtatë sezonet e fundit, dhe me transferimin e Cristiano Ronaldos synon lavdinë evropiane, duke kërkuar Ligën e Kampionëve.

“Ekzistojnë skuadra si Interi, Roma dhe Lazio që janë forcuar”, ka deklaruar Cassano.

“Diku tjetër, Napoli ka humbur një shtyllë si Reina dhe Juventusi është një çështje tjetër”.

“Nëse ata duan mund ta fitojnë titullin në shkurt, dhe pastaj të mendojnë për Ligën e Kampionëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *