Nëse jeni nga personat që i duan biskotat Jaffa, atëherë po ndajmë me ju recetën për të gatuar ëmbëlsirën me të njëjtën shije.

Për petën:
4 vezë
24 lugë sheqer
24 lugë vaj
24 lugë qumësht
24 lugë miell
1 pluhur pjekurinash
Për mbushjen:
5 lugë sheqer
1 gotë ujë
4 lugë reçel kajsie
1 portokall

Hapi 1
Të gjithë përbërësit për petën miksojini mirë dhe kur të jetë krijuar një masë homogjene zbrazini në tavën e lyer me yndyrë.
Hapi 2
Piqeni në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 30 minuta.
Hapi 3
Pas pjekjes, petën lëreni të ftohet tërësisht.
Hapi 4
Ndajeni për gjysmë.
Hapi 5
Njërën pjesë troshiteni.
Hapi 6
Njëkohësisht përgatiteni mbushjen/fillin.
Hapi 7
Në një tenxhere vendosini një gotë ujë me 5 lugë sheqer. Pas shkrirjes së sheqerit, shtoni 4 lugë me reç kajsie, petën e troshitur dhe portokallin e ngrirë e të grirë në rende.
Hapi 8
Trazojini mirë të gjitha. Nëse ju duket mbushja e fortë, atëherë shtojini pak ujë dhe pak reçel derisa të fitoni një masë homogjene.
Hapi 9
Këtë mbushje hidheni mbi petën e përgatitur të tortës. Sipër saj hidhni glazurë çokollate.
Hapi 10

Dekorojeni me lajthi.

Ju bëftë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *