68-vjeçari serb akuzohet për vrasjen dhe djegien e një familje nga Klina

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj serbit Milorad Zajiq. Ky i fundit po dyshohet se ka marrë pjesë në aksionet e ushtrisë serbë ndaj shqiptarëve në fshatin Dush të Klinës, gjatë periudhës qershor-korrik 1998.
68-vjeçari Zajiq ishte arrestuar në mars të këtij viti nga Policia e Kosovës, në Klinë.

Sipas prokurorisë, ai dyshohet të ketë marrë pjesë në zhdukjen e anëtarëve të familjes Marmullaku nga fshati Dush i Klinës. Anëtarët e kësaj familje pasi ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, të njëjtit ishin vrarë dhe djegur në fshatin Ruhod të Pejës.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë së Shtetit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur aktakuzë më 3 gusht 2018 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, kundër të pandehurit M.Z., për shkak se në bashkëkryerje me N.N. personat ka kryer ka kryer veprën penale të krimeve të luftës në kundërshtim të rëndë me Konventën e Gjenevës, kurse aktualisht është penalizuar sipas neneve 31 dhe 152 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës së PRSK-së, i pandehuri gjatë periudhës qershor-korrik 1998 ka marrë pjesë aktive në sulmet e organizuara kundër popullatës shqiptare nga pjesëtarë të forcave serbe në fshatin Dush të Komunës së Klinës. I pandehuri, M.Z., ka kryer sulme kundër popullatës shqiptare në cilësinë e policit, ushtarit dhe paramilitarit serb, së bashku me serbët e tjerë të fshatit Dush, me ç’rast së bashku me N.N. personat, ka përgatitur sulme ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe ka ofruar shtëpinë e tij në dispozicion të forcave serbe. Më 19 qershor 1998, rreth orës 12:00, në fshatin Dush, i veshur në pjesën e epërme me uniformë ushtarake dhe në pjesën e poshtme me pantallona civil, nga vetura e tij, “Zastava 101”, me ngjyrë të verdhë, ka shkarkuar te shtëpia e tij armë të kalibrave të ndryshëm. Në mbrëmje të asaj date, nga ballkoni i shtëpisë së tij, i pandehuri ka shtënë me armë automatike në drejtim të popullatës civile të pambrojtur, e cila nga frika, kërcënimet dhe sulmet e pandërprera të armatosura, ishte detyruar të largohet tërësisht nga fshati, por në këtë rast janë larguar vetëm personat, të cilët kishin mundësi fizike, ndërsa ata që nuk kishin mundësi, si: Z., O. dhe H.M., ky i fundit i paralizuar, qëndruan në shtëpinë e tyre në fshatin Dush, me ç’rast pasditen e të njëjtës datë filluan sulmet e serbëve në drejtim të fshatit, ku nga shtëpia e të pandehurit u dhanë urdhra, u mbajtën pikat e forcave serbe, veçanërisht pikat e topave, të cilat ishin më të rëndësishmet për ushtrinë serbe gjatë sulmeve në ofensivën ushtarake të datës 28.07.1998, ku u dogjën tërësisht shtëpitë e shqiptarëve në fshatin Dush, ndërsa brenda tyre u dogjën Z., O. dhe H.M., i paralizuar, të cilët qëndruan në shtëpitë e tyre, ngaqë nuk patën mun dësi të largohen gjatë sulmeve që u bënë nga M.Z. dhe N.N. personat. Aty u plagosën E.M. dhe R.M, kurse sulmet zgjatën gjatë muajve qershor- korrik të vitit 1998. Si pasojë e deportimeve (zhvendosjes) të dhunshme nga shtëpitë e tyre janë vrarë dhe djegur gruaja dhe vajza e të dëmtuarit, Xh.M, në fshatin Ruhod të Pejës, I.M. dhe B.M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *