Dietat detox nuk funksionojnë!

Dietat detoksikuese janë bërë një lëvizje e zakonshme, e udhëhequr nga “influencuesit” e mirëqenies Problemi i vetëm? Detoxet nuk janë të bazuara në shkencë.

E vetmja mënyrë për të detoksikuar trupin tuaj është të ndaloni konsumimin e gjërave që janë toksike për trupin tuaj, si droga dhe alkooli dhe ushqimet që lidhen me alergjitë. 99% e kohës, “detoksikimi” përdoret për të përshkruar një stil të shëndetshëm jetese, më shumë sesa një proces pastrimi. Këtë të fundit e kryen mëlçia, organi që pastron helmet nga trupi.

Sigurisht një dietë e bazuar në ushqime të shëndetshme rivendos balancat, lufton radikalet e lira, por nuk nxjerr jashtë nga trupi helmet, sepse trupi i njeriut nuk është i helmuar.

“Një “mbidozë” i lëngjeve , frutave e perimeve për 3 ditë nuk do të bëjë që organet tuaja të jenë më efektive në punën e tyre . Përkundrazi , kur dikush përpiqet të “detoksikohet” , ata përfundojnë duke pirë një ton lëngje frutash ose duke ngrënë ton të frutave për ditë të tëra “, thotë Dr. Haythe.

“Pra, ata thjesht konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit, të cilat dëmtojnë nivelet e tyre të insulinës, të cilat mund të shkaktojnë akne, lodhjen etj.

Nuk ka prova shkencore që lëngjet, madje edhe perimet, do t’ju ndihmojnë të humbni peshë ose të pastroni trupin nga toksinat e supozuara. Ajo që duhet të bëni është thjesht të mbani një regjim të rregullt që nuk mbingarkon dhe shton punën e organeve që filtrojnë toksinat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *