Kovacic shkakton probleme te Reali

Mateo Kovaçiç ka vendosur të deklarojë në mungesë dhe të mos kthehet në stërvitje me Real Madridin derisa të zgjidhet e ardhmja e tij. Lojtari erdhi në “Valdebebas” dje në mëngjes dhe, pasi bisedoi me klubin, ka vendosur të mos e veshë më fanellën e Real Madridit.
Të paktën për momentin. Kroati nuk e kupton vendimin vendimtar të Real Madridit në lidhje me të ardhmen e tij dhe ka vendosur të marrë një hap tjetër për të arritur qëllimin e vet, i cili nuk është asgjë tjetër, përveç braktisjes së ekipit të bardhë.

Kovaçiç, i cili tashmë e ka njoftuar në MARCA, gjatë Kupës së Botës, dëshirën e tij për ta lënë Real Madridin dhe për të shijuar më shumë minuta aktivizim, do të qëndrojë në shtëpinë e tij në Madrid, duke pritur të gjejë një zgjidhje, që është e dobishme për të ardhmen e tij.

Lojtari kroat ka kërkuar tri herë të largohet nga Real Madridi dhe madje u takua me trajnerin Lopetegui për t’i kërkuar atij që ta lërë të shkojë, por klubi i bardhë e ka deklaruar të patransferueshëm dhe deri më tani nuk ka dhënë as shpresën më të vogël për të kundërtën.

Në këtë mënyrë, vazhdon lufta totale mes Mateo Kovaçiç dhe Real Madridit. Lojtari, në një vendim të deklaruar qysh në maj, është shfaqur i qartë se dëshiron të largohet nga Real Madridi në kërkim të minutave të plota aktivizim diku tjetër dhe do të bëjë gjithçka për ta arritur këtë.

Po të kishte luajtur më shumë në “Bernabeu”, me siguri nuk do të ishte në stol te Kroacia, në Botërorin e Rusisë, por protagonist i kombëtares ballkanase, e cila mahniti krejt globin, duke shkuar deri në finalen e madhe, ku u mund nga Franca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *