Fero dërgohet në skenë me arkivol (Video)

“Po jetojmë në epokën e Feros”!

Kështu së paku kishte deklaruar këngëtari i ri, Fero, i cili po kujdeset që rrëmbejë vëmendjen e rubrikave rozë të medieve shqiptare.

Së fundi, reperi i këngëve“Gang gang” dhe “A pe din qysh”, ka befasuar të gjithë fansat.

Un edhe me dek , sdek veprimtarija 🤷‍♂️

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

Në koncertin e fundit të gjithë mbetën të shtangur kur në skenë nuk doli reperi, por një arkivol.

Pas disa çastesh nga arkivoli del Fero dhe nis të performojë dhe këto momente të frikshme i solli në rrjetet sociale.

“Edhe nëse vdes unë, veprimtari ime nuk vdes”, kishte shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *